Barcelona me fitore bindëse kundër Getafe

by Nexhat

Barcelona ka fituar bindshëm 3-0 ndaj Getafe në “Estadi Johan Cruyff”, duke regjistruar fitoren e njëmbëdhjetë në trembëdhjetë ndeshjet e fundit si vendas në La Liga.

Ndeshja ka nisur me  katalanasit që e kanë kontrolluar topin pa vështirësi, duke i kufizuar rivalët vetëm në ndonjë dalje të rrallë përpara.

banner

Pas një rasti të shpërdoruar nga Pedri, Ferran Torres ka shënuar golin e parë në minutën e katërmbëdhjetë.

Në minutën e tridhjetë, Torres ka realizuar sërish duke përfituar nga një top i gjatë dhe asist i Raphinha.

Barcelona ka vazhduar me krijimin e rasteve me Lewandowski, Olmo dhe sërish Torres që e ka goditur traversën, por pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2-0.

Në fillim të pjesës së dytë, Getafe është treguar e rrezikshëm me Javi Munoz dhe Domingos Duarte, por portieri Garcia ka reaguar në kohë.

Megjithatë, Barcelona e ka qetësuar ndeshjen me golin e tretë, të shënuar nga Olmo pas një asisti të Marcus Rashford, i cili i ka dhënë edhe më shumë ritëm dhe forcë sulmit katalanas.

Edhe pse Getafe ka luftuar deri në fund dhe nuk është dorëzuar, prapë se prapë nuk ka arritur ta ndryshojë fatin e ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Barcelona gjendet në vendin e dytë në tabelë me trembëdhjetë pikë, dy më pak se Real Madrid në krye. 

Pavarësisht humbjes, Getafe ka grumbulluar numrin më të lartë të pikëve në këtë fazë të sezonit, ku gjendet në vendin e tetë me nëntë pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy