Arrestohet një person në Podujevë – Kultivonte kanabis në një hektar misër, i konfiskohet edhe eksploziv

by informim peje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, pasi është hasur në një sipërfaqe prej një hektari të mbjellë me misër, brenda së cilës ishin të fshehura bimë narkotike të dyshuara si kanabis.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjatë kontrollit në terren janë gjetur dhe konfiskuar një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, tre shirita, një paketim folie dhe një masë që dyshohet të jetë eksploziv i llojit TNT.

banner

Eksplozivi është marrë në kontroll nga njësiti i deminimit.

Në vendin e ngjarjes janë identifikuar dhe asgjësuar gjithsej 1,769 bimë narkotike të dyshuara si kanabis.

I dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy