Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu: Shkelje e pajustifikueshme

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas raportimeve në media mbi shkarkimin e zëvendësministrit Andi Mahila, duke konfirmuar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo bën me dije se vendimi për largimin nga detyra erdhi pas një denoncimi nga një qytetar shqiptar që jeton në New York. Sipas tij, zv.ministri Mahila kishte tymosur cigare në një restorant gjatë një vizite në SHBA, duke shkaktuar shqetësim te të pranishmit

banner

“Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetar ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant. Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra”, shkruan Koçiu.

Ministrja theksoi se një veprim i tillë nuk mund të konsiderohet si një gabim i pafajshëm, por si një shkelje e qartë e ligjit.

“Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy