VanHorn takon Peleshin: Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe kontrolli i investimeve, objektiva kyçe për administratën Trump

by Nexhat

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me kryetarin e Parlamentit Niko Peleshi.

Ambasada amerikane ka zbardhur takimin duke theksuar se në fokus të diskutimeve kanë qenë prioritetet e Parlamentit dhe fushat kryesore me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, për të forcuar sigurinë dhe prosperitetin për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre

banner

Postimi i Plotë: 

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për të diskutuar mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin për këto objektiva të përbashkëta”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy