Partia Demokratike ka depozituar në kuvend emrat e anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e konfirmoi këtë në një deklarate për mediat nga kryesia e kuvendit.
“Kemi dhënë vlerësimet tona mbi përfaqësimin e opozitës në këto institucione dhe sigurisht, një takim i thirrur në përputhje me rregulloren nga institucionet e Kuvendit, as ka qenë lënë ndonjëherë bosh nga opozita, as nuk do të lihet ndonjëherë bosh nga opozita. Sa i takon emrave, patjetër që emrat e komisioneve janë depozituar zyrtarisht sipas procedurave përkatëse parlamentare”, tha Bardhi.