Dimal Basha thotë se me kërkesë të tij i është larguar emri në punimin ku akuzohej rëndë UÇK: E shkrova vetëm kapitullin 3

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, i është miratuar kërkesa që t’i hiqet kapitulli i 3 në punimin ku në përgjithësi pretendonte se UÇK-ja është financuar me para të drogës, dhe akuza tjera të rënda.

Emri i Dimal Bashës ishte ai bashkë autor, por ai thotë se tashmë emri i tij nuk është më.

banner

Në opinionin publik në Kosovë kishe reagime të shumta, sesi emri i tij figuron në një punim shumë akuzues ndaj UÇK-së.

“Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim! Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr.  Ju falënderoj për mirëkuptimin”, ka shkruar Basha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy