Stacioni i radhës ku ka ndalur kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, në këtë fushatë zgjedhore të 12 tetorit ishte fshati Mirenë
Kandidati i LDK-së që po e kërkon edhe një mandat për kryetar të Komunës së Lipjanit është pritur me një atmosferë të ngrohte dhe triumfuese nga banorët e shumtë të këtij fshati që ishin mbledhur për t’ia dëshmuar edhe një herë përkrahjen e fuqishme Imri Ahmetit
“Sonte në Mirenë, atmosfera e jashtëzakonshme dhe përkrahja e fuqishme janë dëshmi e besimit që qytetarët kanë për vizionin tonë, për vazhdimin e punës dhe zhvillimin e mëtejmë të Lipjanit”, shkroi Ahmeti në një postim pas takimit me banorët e fshatit Mirenë
Kjo mbështetje e sipas Ahmetit, për atë dhe qeverisjen e tij është përgjegjësi për punë të mëdha.
“Me këtë vullnet e gatishmëri, 12 tetori do të jetë festa jonë e përbashkët. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!”, shkroi në fund i pari i Lipjanit Imri Ahmeti

