Fevziu: Shqiptarët e Kosovës kanë qenë shpëtim për turizmin shqiptar sot e 15 vjet

by Nexhat

Teksa të ftuarit dhanë agrumente të ndryshme lidhur me suksesin, apo dështimin e sezonit turistik në Shqipëri, gazetari Blendi Fevziu u shpreh i prerë lidhur me ndikimin e diasporës së Kosovës në sektorin e turizmit shqiptar.

“Shqiptarët e Kosovës kanë qenë shpëtim për turizmin shqiptar sot e 15 vjet,” tha Fevziu, duke vënë në dukje se diaspora kosovare vazhdon të jetë një faktor thelbësor në zhvillimin e këtij sektori, duke shpenzuar dhe investuar masivisht, pavarësisht disa ankesave për shpenzimet e tyre.

banner

“Pati ankesa shqiptarët e Kosovës, jo shpenzojnë, jo nuk shpenzojnë. Shqiptarët e Kosovës kanë qenë shpëtim për turizmin shqiptar sot e 15 vjet. Shpëtim! Kush flet kundër për shqiptarët, për turizmin e shqiptarëve të Kosovës duhet t’i bëjë llogaritë mirë. Shqiptarët e Kosovës, diaspora, që vijnë dhe marrin që nga hotelet më të lira, e deri tek hotelet më të shtrenjta diaspora e Kosovës ka qenë prezente. Shpenzojnë vijnë me familje, vijnë me fëmijë, nuk pyesin kur diçka nuk shkon mirë, sepse tolerojnë. Kam takuar plot”, tha Fevziu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy