Osmani: Kurti u bë pjesë e eksperimentit VLEN, na dëmtoi shumë me deklaratën për gjuhën shqipe

by Nexhat

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se partia shqiptare në qeveri, VLEN, është një eksperiment politik, i krijuar për ta legjitimuar atë që po ndodh aktualisht në Maqedoni të Veriut.

Osmani tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qenë pjesë e këtij eksperimenti dhe se e ka ndihmuar kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoskin, pasi tha se ky i fundit s’ka mundur ta bëjë vet pa ndihmën e Kurtit.

banner

“Nuk mund t’i vlerësoj motivet, ndoshta kanë qenë krejtësisht politike. Por, dëmi që është shkaktuar i tejkalon kornizat e inateve politike sepse dëmi është serioz dhe i pariparueshëm”.

“Mbështetjet ndër-partiake janë legjitime. Është çështja e deklaratës kështu në Prishtinë në prezencë të kryeministrit Mickoski se gjuha shqipe s’ka qenë zyrtare në Maqedoni të Veriut asnjëherë”, tha Osmani në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Osmani u shpreh se kjo deklaratë e Kurtit në Prishtinë i ka mobilizuar të gjitha forcat anti-shqiptare në Maqedoni të Veriut se edhe Kosova qëndron prapa saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy