Gjuriq i reagon Stefanoviqit që tha se vetëm Vuçiq s’ishte te pritja e Trumpit, merret edhe me presidenten Osmani

by Nexhat

Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, i ka reaguar përmes profilit të tij në “X”, politikanit serb, Borko Stefanoviq, i cili ka deklaruar se vetëm Vuçiq s’ka qenë i pranishëm në pritjen e Trumpit. Gjuriq në reagimin e tij ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vucic, ka qenë i ftuar nga presidenti amerikan Trump që të marrë pjesë në pritjen e organizuar për të gjithë liderët. Megjithatë, sipas Gjuriqit, pjesëmarrja s’ka qenë e mundur shkaku i disa planifikimeve të tjera për takime në të njejtën kohë,

Gjuriq tutje ka shtuar se presidenti serb Vuçiq është i vetmi politikan evropian që pati një takim të plotë me Sekretarin amerikan, Marko Rubio. Kryediplomati serb duket se e ka shfrytëzuar këtë reagim për t’u marrë edhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se Vuçiq ka pasur takim dhe jo sikurse disa zyrtarë të tjerë që kanë realizuar fotografi “në korridor”.

banner

“Përndryshe, Presidenti ynë, është i vetmi udhëheqës evropian që pati një takim të plotë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio. Me fjalë të tjera, jo vetëm një mundësi për një selfie në korridor – siç ishte rasti për zyrtarët nga disa vende dhe territore të tjera”, ka shkruar Gjuriq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy