Drita mund Dukagjinin, fitojnë edhe Llapi, Ballkani dhe Drenica

by Nexhat

Kanë përfunduar katër ndeshjet e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Dukagjinit, duke triumfuar me rezultatin 3-1.

banner

Mysafirët nga Klina e nisën më mirë takimin dhe kaluan të parët në epërsi me golin e mesfushorit të talentuar Dienit Isufi në minutën e 20-të. Megjithatë, reagimi i “Intelektualëve” ishte i menjëhershëm, pasi vetëm tre minuta më vonë Liridon Balaj barazoi shifrat (23’).

Pas kësaj, skuadra gjilanase e mori plotësisht ndeshjen në dorë. Ish-sulmuesi i Dukagjinit, Arb Manaj, shënoi në minutën e 54-t për të përmbysur rezultatin, ndërsa Salifu Ibrahim vulosi fitoren në minutën e 86-të, duke përfituar nga një top i kthyer.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në pozitën e pestë me tetë pikë të grumbulluara, ndërsa Dukagjini zbret në vendin e tretë me 13 pikë.

Llapi më në fund ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon të Superligës së Kosovës, duke triumfuar bindshëm ndaj Gjilanit me rezultat 4-1.

Me këtë fitore, llapjanët arrijnë kuotën e gjashtë pikëve, aq sa kanë edhe Prishtina e Re dhe Ferizaj në fundin e tabelës. Nga ana tjetër, Gjilani mbetet me shtatë pikë në vendin e shtatë.

Në Lipjan, Ballkani nuk hasi vështirësi, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat të pastër 0-3. Kjo fitore e çon skuadrën suharekase në kuotën e 15 pikëve, një më pak se lideri Prishtina, ndërsa Prishtina e Re bie në vendin e nëntë me gjashtë pikë.

Spektakël i vërtetë u pa në Skënderaj, ku Malisheva arriti një fitore dramatike 3-4 ndaj Drenicës, duke shënuar golin vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Malisheva ngjitet në vendin e pestë me 10 pikë, derisa Drenica mbetet e katërta me 11 pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy