Transferimi i Gabriel Jesus te Barcelona mund të duket si një lëvizje e papritur, por pas saj fshihet një punë disa mujore nga drejtori sportiv Deco.
Sipas raportimeve nga Spanja, Barça kishte nisur kontaktet për sulmuesin brazilian që nga fundi i vitit të kaluar.
Deco e kishte në listën e tij si një opsion për repartin ofensiv, në një kohë kur klubi përgatitej për largimin e Robert Lewandowskit.
Fillimisht Barcelona kishte fokusin te Julian Alvarez, por Atletico Madrid nuk ishte i gatshëm ta linte të largohej yllin e tij.
Ndërkohë, Gabriel Jesus u shfaq si një alternativë më e përballueshme ekonomikisht.
Braziliani ishte rikuperuar nga dëmtimi dhe kërkonte më shumë minuta te Arsenal, ndërsa Barça e shihte si një mundësi interesante për të përforcuar sulmin
Pas disa muajsh kontaktesh dhe disa përgjigjeve negative, në fund u arrit marrëveshja për transferimin e tij në Camp Nou.

