Prishtina mposhtë Ferizajn me rezultat të thellë në sfidën e tensionuar

by Nexhat

Prishtina ka vazhduar me performancën e shkëlqyer këtë sezon të garave në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtinasit deklasuan në udhëtim Ferizajn, me rezultat 5-0, të dielën në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit tonë.

banner

Kjo ndeshje ishte e tensionuar duke u ndërprerë në minutën e 10-të për shkak të përleshjeve të tifozëve të dyja skuadrave jashtë stadiumit.

Situata e tensionuar detyroi policinë e Ferizajt të ndërhyjë për të parandaluar përshkallëzimin e incidentit.

Pas situata u qetësua, ndeshja rifilloi, ku kryeqytetasit e kontrolluan lojën më mirë në terren.

Ardian Muja, Ilievski, Dren Zeqiri, Blendi Baftiu dhe Rin Ahmeti shënuan nga një gol për fitoren e Prishtinës e cila kryeson tabelën me 16 pikë të tubuara, një më shumë së Ballkani, kurse, Ferizaj është e fundit me 6 sosh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy