Thaçi në qytetin industrial: Për një Obiliq më të mirë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë!

by Nexhat

Kandidati i LVV-së për Komunën e Obiliqit, Halil Thaçi ka vazhduar turin e takimeve me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai së bashku me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe kandidatët për asamble, kan mbajtur takim me qytetarët e Obiliqit të vjetër, ky sipas z. Thaçi , ishte një takim madhështor e frymëzues ku u diskutuan çështjet që i prekin qytetarët çdo ditë.

banner

“Diskutuam për zhvillimin ekonomik të komunës, ndihmën për bizneset vendore, rrugët dhe infrastrukturën, mbrojtjen e ambientit, transportin publik dhe mundësitë për të rinjtë, kulturën dhe sportin. E theksuam edhe sa e rëndësishme është që qytetarët të jenë pjesë e vendimeve sepse projektet duhet të bëhen për ju dhe me ju”, ka shkruar ndër të tjera z. Thaçi në shënimin e tij në rrjetin social

Ky është postimi i tij i plotë:

Faleminderit Obiliqi i Vjetër!

Së bashku me ministren e Ekonomisë dhe kandidatët për asamble, patëm një takim madhështor e frymëzues ku folëm për çështjet që ju prekin çdo ditë.

Diskutuam për zhvillimin ekonomik të komunës, ndihmën për bizneset vendore, rrugët dhe infrastrukturën, mbrojtjen e ambientit, transportin publik dhe mundësitë për të rinjtë, kulturën dhe sportin. E theksuam edhe sa e rëndësishme është që qytetarët të jenë pjesë e vendimeve sepse projektet duhet të bëhen për ju dhe me ju.

Ne jemi këtu për të punuar me ju dhe për ju që fjalët të mos mbeten vetëm premtime, por të kthehen në punë konkrete për çdo familje, çdo lagje dhe çdo fshat të Obiliqit.

Bashkë për një Obiliq më të mirë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë!

bashkëpërObiliqin

Halil Thaçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy