Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), mbajti sonte në Shkup konventën promovuese, me ç’rast fjalim rasti patën të gjithë liderët e koalicionit
Ali Ahmeti kryetari i BDI-se tha se qeveria aktuale po prek në Marrëveshjen e Ohrit, teksa pati porosi edhe për kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski.
Ndërsa në anën tjetër, kreu i ASH-sw Ziadin Sela tha se shqiptarët nuk lejojnë që të drejtat e tyre të merren, sepse të njejtat u fituan me luftë dhe sakrificë.
“Të shenjta i kemi malet, historinë por më të shtrenjtë I kemi të vegjlit tanë. Mendojmë dhe punojmë për të ardhmen e tyre, ndaj ne nuk e durojmë diskriminimin, nuk lejojmë përbuzjen dhe të bëhemi vasal. Jemi bërë bashkë të mbrojmë dinjitetin dhe krenarinë tonë. U munduan të na e marrin gjuhën, të na fshijnë edhe diasporën dhe po e fshijnë vasalët edhe numrin e këshilltarëve nga listat, por nuk do të ja arrijnë sepse të gjitha ato u arritën me gjak dhe mund”, tha Sela

