Me Superhënën e parë 2023, rritet edhe rreziku për pagjumësi

by

Jo alkoolit dhe telefonave para gjumit

Natën me hënë të plotë edhe gjumi vihet në rrezik. Mbrëmë debutoi ‘superhëna’ e parë nga katër në 2023, të përqendruara midis verës dhe fillimit të vjeshtës, një fenomen që ndodh kur sateliti ynë arrin fazën e plotë ndërsa është në distancën minimale nga Toka, duke u shfaqur kështu më i madh.

Një ngjarje që mund të ndikojë në pushimin e natës, nëse marrim parasysh rezultatet e disa studimeve të viteve të fundit (përfshirë një studim të Universitetit të Uashingtonit të botuar në janar 2021 në ‘Science Advanced’), të cilat kanë theksuar se si mund të ndikojnë fazat e hënës te gjumi dhe në veçanti se si flini më pak në netët me hënë të plotë.

Rregullat e gjumit të mirë janë më të dobishme se kurrë në këto raste. Këshilla e parë është të preferoni aktivitete të qeta, të shmangni detyrat që kërkojnë përqendrim para se të shkoni në shtrat dhe mbi të gjitha, siç sugjerojnë neurologët, shmangni ekranet – TV, celularë, tableta – pas darkës ose të paktën një orë para se të shkoni në shtrat.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy