MPB blen bileta avioni për 120 mijë euro, dy kompani ofertuan me të njëjtin çmim

by informim peje

Ministria e Punëve të Brendshme e ka dhënë tenderin në vlerë rreth 120 mijë euro për furnizim me bileta aeroplani për udhëtime zyrtare për nevoja të stafit.

Përmes kësaj kontrate, Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla ka blerë 261 bileta, teksa relacionet nuk janë definuar. Një biletë ka kushtuar rreth 450 euro, shkruan Reporteri.net.

banner

Për këtë tender kanë ofertuar dy kompani me çmim identik, por në fund Ministria e ka shpërblyer me tender “AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K”, me çmim total prej 117 mijë e 452 euro e 61 centë.

Kompania tjetër është eliminuar me arsyetimin se nuk i është përgjigjur një kërkese për sqarime nga ana e autoritetit kontraktues.

“Mbështetur në arsyetimin e cekur më lartë, tenderi-oferta Juaj është REFUZUAR dhe nuk kalon në vlerësimin e mëtutjeshëm. Ju informojmë së kontrata i është dhen Operatorit Ekonomik ” AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K., Tringë Smajli 14, 10000, Prishtinë çmimi në vlerë prej 117,452.61€”, thuhet në dosje.

Kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj. Kontrata është dhënë me 25 shtator, teksa nënshkrimi i saj është planifikuar për sot.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy