Kryetari i Komunës së Lipjanit ka takuar në mbrëmje banorët e fshatit Babush të kësaj komune, për të shpalosur programin e tij qeveritar edhe për një mandat të ri si kandidat për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kandidati i LDK-së, tha se ka marrë mbështetje për fitore të madhe në Babushin e njerëzve punëtorë dhe intelektualë, morëm mbështetjen për fitoren tonë të madhe.
“Vizioni ynë është bërë vizioni i qytetarëve”, tha z. Ahmeti
Ky është postimi i tij:
Në Babushin e njerëzve punëtorë dhe intelektualë, morëm mbështetjen për fitoren tonë të madhe.
Vizioni ynë është bërë vizioni i qytetarëve.
Me punë konkrete, me program të qartë dhe me vendosmëri të hekurt, do të vazhdojmë të ecim përpara, drejt fitores.
Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin që e duam të gjithë!