Ismajli: Programi ynë për Gjilanin është gjithëpërfshirës, prioritet zhvillimi ekonomik

by Nexhat

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar programin e tij qeverisës në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, duke thënë se ai është i realizueshëm dhe i bazuar në kërkesat e qytetarëve.

“Programi ynë është gjithëpërfshirës dhe i realizueshëm në plotni. Ai parasheh investime në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, bujqësi, infrastrukturë moderne, kulturë, rini dhe sport”, tha Ismajli.

banner

Ai shtoi se fokusi kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik lokal, i cili sipas tij është kërkesa më e madhe e qytetarëve,

“Kemi vendosur theks të veçantë tek zhvillimi ekonomik, sepse gjatë gjithë kohës sonë në diskutime me qytetarët kjo ka qenë kërkesa kryesore. Tashmë është publikuar në faqen time zyrtare programi i plotë, që secili qytetar mund ta lexojë. Synojmë transformimin e zonës urbane në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe këtë do ta bëjmë në harmoni me planin zhvillimor komunal”, u shpreh Ismajli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy