Covey thotë se UNMIK-u nuk e ka trajtuar Thaçin si komandant

by Nexhat

Dëshmitari Jock Covey deklaroi të martën në Hagë se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë i njohur si UNMIK, nuk e ka trajtuar Hashim Thaçin si komandant.

“Unë flas në emër të UNMIK-ut. UNMIK-u nuk e ka trajtuar atë si komandant”, tha ai.

banner

Fillimisht, dëshmitarit iu prezantua një dokument që thuhet se Thaçi ia ka dërguar Bernard Kouchnerit në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Sipas kësaj letre, avokati Luka Mishetiq tha se iu kërkohej disa personave të UÇK-së që të mbajnë armë. Por, Covet tha se ata nuk i janë përgjigjur kësaj letre.

Dëshmitari u pyet se gjatë kohës që ka shërbyer në Kosovë, kur mendon se ka përfunduar konflikti në mes UÇK-së dhe forcave serbe.

“Sipas nesh, konflikti përfundoi me marrëveshjen që serbët të tërhiqen që më duket së është nënshkruar me datën 20 qershor. Nuk më kujtohet thjesht, por ekziston dokumenti. Zbatimi i këtij dokumenti i dha formë zyrtare përfundimit të këtij konflikti”, tha Covey, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai mohoi se pas kësaj date kanë pasur dijeni për ndonjë përleshje të armatosur mes palëve. Tha që s’ka dijeni as për ndonjë fshat apo qytet në Kosovë të ishte rrethuar nga forcat serbe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy