Vendos FIFA, vetëm 6500 tifozë lejohen në ndeshjen Serbi-Shqipëri

by Nexhat

FIFA ka marrë vendimin përfundimtar lidhur me ndeshjen e mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur që takimi të luhet në praninë e vetëm 6 mijë e 500 tifozëve, duke mbyllur një pjesë të stadiumit si masë ndëshkuese pas incidenteve të shumta që shoqëruan ndeshjen e fundit të Serbisë kundër Anglisë.

banner

Stadiumi në Leskovc ka një kapacitet prej mbi 8 mijë vendesh, por për këtë përballje do të përdoret vetëm 80 për qind e kapacitetit.

Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar gjithashtu edhe financiarisht, ndërsa FIFA ka paralajmëruar se në rast përsëritjeje të incidenteve, masat do të jenë shumë më të rënda.

Në ndeshjen Serbi – Angli, të zhvilluar në Beograd para 40 mijë shikuesve, u regjistruan shkelje serioze: fishkëllima ndaj himnit anglez, fyerje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe akte dhune nga grupe të organizuara të tifozëve.

Për të shmangur incidente të ngjashme, është zgjedhur stadiumi i vogël në Leskovc, me qëllim që autoritetet të kenë kontroll më të madh mbi hyrjen e tifozëve dhe menaxhimin e sigurisë.

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të jetë një nga sfidat më të ndjekura të muajit tetor në kualifikimet për Kupën e Botës 2026

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy