Lajm i keq për Sylvinhon, lëndohet edhe Ismajli

by Nexhat

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka marrë edhe një lajm të keq në prag të ndeshjes me Serbinë.

Serbia dhe Shqipëria do të përballen me 11 tetor në Leskovc në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

banner

Pas Marash Kumbullës dhe Arbër Hoxhës, është lënduar edhe Ardian Ismajli.

Ai pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të Torinos, të humbur 2-1 nga Parma, dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 77-të.

Gjithashtu, edhe mesfushori Julian Shehu ka probleme me lëndimet. Ai u zëvendësua në takimin ndërmjet Eidzew Lodzit dhe Rakowit.

Të dy lojtarët do t’i nënshtrohen kontrolleve shtesë gjatë kësaj jave për të përcaktuar shkallën e lëndimeve dhe mundësinë për t’u aktivizuar në ndeshjen kundër Serbisë.

Kjo situatë e bën më të vështirë përgatitjen e kombëtares shqiptare, ndërsa trajneri Sylvinho do të vendosë mbi formacionin final pas ekzaminimeve mjekësore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy