E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim kokë më kokë me ministrin Gogu, Van Horn: Të jemi një front i përbashkët kundër kundërshtarëve!

by Nexhat

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Ambasadën e Tiranës, Nancy Van Horn, zhvilloi njw takim me ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.

Ambasada e SHBA-ve me një postim në rrjetin social Facebook konfirmoi takimin dypalësh, ku është diskutuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, që SHBA-të i konsiderojnë thelbësore

banner

Van Horn i ka bërë me dije Gogut se këto fusha janë me interes edhe “në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve”, për të mbajtur dy vendet e sigurta.

Postimi i Ambasadës së SHBA-ve:
“E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu për të kuptuar agjendën e tij ligjvënëse dhe për të identifikuar fusha që përputhen me interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata diskutuan shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, të cilat SHBA i konsideron thelbësore në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve tanë dhe për të mbajtur vendet tona të sigurta”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy