Opinionisti politik Avni Arifi, ka deklaruar se po abuzohet me termin “veto”, duke theksuar se nuk është Lista Serbe ajo që e ka ushtruar një të tillë.
Arifi gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, tha se është Lëvizja Vetëvendosje që e ka bërë veton.
“Veton nuk e ka bërë Lista Serbe, por Lëvizja Vetëvendosje. Serbët kanë provuar ta bëjnë veton në vitin 2004, atëherë kur Kurti e pati bojkotuar vendin”, tha Arifi.