Kurti në SHBA, zëdhënësi bën bilancin e takimeve gjatë pesë ditëve: Tre kryeministra, 6 kongresistë, katër senatorë…

by Nexhat

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti në detyrë, Përparim Kryeziu, ka bërë një rikapitulim të aktiviteteve të Kurtit gjatë qëndrimit të tij pesëditor në Amerikë.

Kryeziu, deklaron se kryeministri në detyrë Kurti takoi “tre kryeministra shtetesh, gjashtë kongresistë dhe katër senatorë amerikanë”.

banner

Ai shton se Kurti pati “dy ligjërata në Institutin Zolberg të Universitetit The New School dhe Institutin Hudson”.

Gjithashtu, përmendi “aktivitete dhe takime të tjera edhe me diasporën në ShBA, si në New York ashtu edhe në Washington”, shkruan Kryeziu.

“Angazhim i përditshëm për thellimin e raporteve bilaterale me vendet partnere, fuqizimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe për prezantimin e ofertës dhe përparësive që Republika jonë ofron për investitorët e huaj”, shprehet Kryeziu.

Postimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy