Miftaraj nuk e përjashton mundësinë që procesi i zgjedhjes se nënkryetarëve nga pakicat  të kthehet në pikën zero

by Nexhat

Nehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi nuk e përjashtoi faktin se procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve nga  radhët e pakicave në Kuvendin e Kosovës të kthehet në pikën zero.

Ai për këtë përmendi mënyrën e zgjedhjes së Emilia Rexhepit në këtë post. Sipas Miftarajt ajo i ka përmbushur kushtet që kanë të bëjnë me nenin 12 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

banner

“Ajo se çfarë ka pasur shkelje sipas mendimit tonë është se është ndërruar sistemi i votimit në pako siç ka qenë më herët“, tha ai.

Miftaraj tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e djeshëm konstatoi atë që ishte e pritshme.

Sipas tij në arsyetim pritet të sqarohet çështja që ka të bëjë më zgjedhjen e ndërkryerave nga komuniteteve jo shumicë,  në radhë të parë të komunitetit serb.

“Është interesant fakti që është përcaktuar një afat prej 12 ditëve nga publikimi i aktgjykimit që do të publikohet nga Gjykata Kushtetuese që i obligon deputetët të bëjnë konstituimin në mënyrë që të zgjedhin edhe nënkryetarin serb në mënyrë që të konsiderohet kuvendi i konstituuar për të filluar afatet kushtetuese ligjore për formimin e qeverisë.“, u shpreh ai./21Media

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy