Ambasadori italian takon Abdixhikun – Diskutojnë për zhvillimet politike dhe qëndrimet e LDK’së

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme e ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Kjo është bërë e ditur nga LDK’ja, ku është shtuar se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie karshi këtyre zhvillimeve,

banner

‘‘Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin për tubimet e LDK-së nëpër komunat e Kosovës dhe entuziazmin e madh qytetar për zgjedhjet lokale që po afrohen’’, thuhet mes tjerash në postim.

Tutje, shtohet edhe se gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë.

Postimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve. Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin për tubimet e LDK-së nëpër komunat e Kosovës dhe entuziazmin e madh qytetar për zgjedhjet lokale që po afrohen.

U diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë, duke vënë theks të veçantë tek përkrahja e Italisë në proceset e rëndësishme shtetformuese të vendit tonë.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e konsideruar këtë mbështetje si një shtyllë të rëndësishme të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy