Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, nuk ka arritur ta shkruajë historinë dhe të kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Prizrenasit janë mposhtur në Poloni nga Anwil me rezultat 93:71, në ndeshjen e kthimit të raundit kualifikues.
Takimi ka filluar mirë për portokallezinjtë, të cilët e kanë mbyllur çerekun e parë me barazim 21:21. Edhe në dy periudhat pasuese loja ka qenë kryesisht e baraspeshuar (25:21, 18:17), por në dhjetë minutat e fundit Anwil ka dominuar duke fituar çerekun e katërt 29:12 dhe duke vulosur fitoren me diferencë të thellë.
Bashkimi e kishte fituar ndeshjen e parë në Prizren me rezultat 80:75, por epërsia e vogël nuk ka mjaftuar për të kaluar më tej.
Me këtë triumf, Anwil ka siguruar vendin në Grupin F të FIBA Europe Cup, ku tashmë janë edhe kampioni i Kosovës, Trepça, PAOK-u i Greqisë dhe Braunschweig nga Gjermania