Integrimi në Evropë, pa pranuar krejt vendet, Kosova s’hyn në BE

by Nexhat

Presidenti i Këshillit Evropian, Antoni Costa, shfaqi, të mërkurën mbrëma në Kopenhagë, para liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, idenë për tejkalimin e bllokadave në zgjerim, për të mundësuar që ky proces të përshpejtohet.

Ajo ka të bëjë me tejkalimin e vetos në procesin e ekspansionit të BE-së, në radhë të parë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe me shtetet si Ukraina e Moldavia.

banner

Aktualisht, për sa i përket zgjerimit, secili vendim merret me unanimitet. Kjo ka bërë që shpesh një apo më shumë vende anëtare të bllokojnë përparimin e ndonjë shteti kandidat.

Por, siç raporton gazeta Politico, plani i Kostas, që vendimet të merren me shumicën e kualifikuar për zgjerimin, ka hasur në kundërshtim të fortë, madje nga shtete siç janë Franca, Greqia e Holanda.

Pavarësisht kësaj, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, thotë se BE-ja duhet të jetë syçelë në një proces me rëndësi jetike për Evropën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy