“Termokos” paralajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje nëse vazhdon i ftohti

by Nexhat

“Termokos” ka paralajmëruar se në rast se vazhdon i ftohti, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Në njoftim thuhet se aktualisht janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes. Për shkak të përkeqësimit të motit, tashmë janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.

banner

“NP “Termokos” po përcjell me kujdes të shtuar situatën meteorologjike dhe në kordinim të ngushtë me KEK-un, jemi në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin tonë”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy