Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë njoftuar se është gjetur kokainë të hënën vonë në Shtëpinë e Bardhë, raportoi të martën “The Guardian”.
Siç bëhet e ditur, një test mbi substancën e bardhë të gjetur në bibliotekën e Shtëpisë së Bardhë, ka dalë pozitive për kokainë, për çka Shërbimi Sekret i SHBA-së po heton se si ajo hyri në “1600 Pennsylvania Avenue”.
Prania e substancës – e cila është dërguar për testime të mëtejshme – doli në dritë kur një zjarrfikës me ekipin e materialeve të rrezikshme të departamentit të Uashington DC-së njoftoi me radio se “ka një shirit të verdhë që thotë hidroklorur kokaine”.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, ka thënë se zbulimi çoi në një alarm të lartë sigurie dhe një evakuim të shkurtër të rezidencës ekzekutive.
Në kohën kur u gjet substanca narkotike, presidenti Joe Biden ishte në Camp David. Ai dhe zonja e parë, Jill Biden, janë kthyer në Shtëpinë e Bardhë të martën në mëngjes.