Ish-presidenti Ilir Meta, ka ankimuar masën e sigurisë, e cila e mban në arrest me burg, në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Ankimi u dorëzua nga avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cajrani, dhe pritet që brenda pak ditësh të caktohet data për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Në shtator të këtij viti, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë dhe la të pandryshuar vendimin për “arrest me burg”. Avokatët e Metës argumentuan se tani që dosja ka kaluar për gjykim, nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave, por prokurorët kundërshtuan, duke kërkuar që Meta të vazhdojë të mbetet në paraburgim.
Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024 dhe ka bërë gjithashtu ankim edhe në Gjykatën e Lartë, e cila do ta shqyrtojë kërkesën më 9 tetor të këtij viti. Dosja e tij përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie