Termokos nis furnizimin me ngrohje për QKUK-në

by Nexhat

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë kryeqytetin në ditët e para të tetorit kanë përshpejtuar përgatitjet për nisjen e sezonit të ngrohjes.

Ndërmarrja Publike “Termokos” thotë se qysh nga e premtja ka nisë furnizimi i QKUK-së.

banner

“Ne kemi intervenuar urgjentisht te ngrohtorja e spitalit, kemi mobilizuar ekipet tona dhe për nevojat e Qendrës Klinike Universitare ka filluar menjëherë furnizimi me ngrohje për klinika nëpërmes ngrohtores që është enkas për klinikat e QKUK-ës e cila prodhimin e energjisë ngrohëse e bënë duke shfrytëzuar naftën si lëndë të parë djegëse”, ka thënë Aferdita Uka – Fejzullahu, zëdhënëse e Termokosit.

Varësisht nga i ftohti, ngrohja thotë se pritet të nisë ditëve të ardhshme edhe për konsumatorët e tjerë të Prishtinës.

“Ndërkohë po përshpejtohen përgatitjet për të filluar furnizimin me ngrohje edhe për të gjithë konsumatorët. 25 mijë konsumatorë sa janë të kyçur janë konsumatorë aktiv në rrjetin e ngrohjes. Ne do të jemi të gatshëm për të filluar furnizimin me ngrohje disa ditë para sezonit të zakonshëm me të cilin duhet të fillojmë me 15 tetor, bazuar në ligjin e ngrohjes dhe në rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji”, ka thënë Uka-Fejzullahu.

Ajo shton se po punohet në zgjerimin e rrjetit në disa lagje të reja, ndërsa po vazhdojnë punimet në dy projekte kapitale për rritjen e kapaciteteve që mundëson furnizimin me ngrohje qendrore të më shumë familjeve në kryeqytet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy