PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet

by Nexhat

Kryesia e Partisë Socialiste, e thirrur nga kryeministri dhe kryetari i PS-së Edi Rama, pritet të mblidhet sot në orën 18:00 në selinë rozë për të diskutuar organizimin politik dhe elektoral në funksion të zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor 2025 në gjashtë bashki të vendit.

Sipas raportimit të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, në këtë mbledhje do të jepen porosi të veçanta nga Rama për intensifikimin e punës në terren dhe mobilizimin e strukturave lokale të partisë. Pritet që të kërkohet dhe të urdhërohet angazhimi i plotë i deputetëve që përfaqësojnë zonat ku do të zhvillohen zgjedhjet

banner

Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në Tiranë, Berat, Vlorë, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Në fokus të takimit të sotëm pritet të jetë edhe zyrtarizimi i emrave të kandidatëve të Partisë Socialiste për 5 prej këtyre bashkive, ndërsa kandidati për Bashkinë e Tiranës është konfirmuar se do të jetë Ogerta Manastirliu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy