“Ai që fiton zgjedhjet i merr të gjitha, mentaliteti si Hitleri”, Fatos Lubonja: Problemi është nguti i Ramës për zgjedhjet në Tiranë

by Nexhat

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në Log, u shpreh se vendimi i sotëm i Kushtetueses për të pezulluar dekretin për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, tregoi ngutin e Ramës për të kryer zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë.

Lubonja tha se në Shqipëri vijon tradita e zotërimit të gjithë pushteteve në duart e një njeriu, duke e krahasuar me mentalitetin e Hitlerit.

banner

“Ai që fiton zgjedhjet i merr të gjitha. E mori Berisha në 97 dhe mësuan të tjerët mos ti marrin të gjitha. Ky njeriu që kemi këtu, që mori dhe zgjedhjet e katërta. Kjo që ka bërë presidenti, është çështje servilizmi. Është nënshtruar e gjitha. S’do me pyet ligjin fare. Kështu kjo është normale në një vend autoritar. Nëse pranojmë se jemi në demokraci është anormale”, tha analisti Fatis Lubonja

Fatos Lubonja: Me bonsensin e një njeriu që gjykon nxjerr ca deduksione, gjëja e parë e shtrembër përderisa GJK e mori për gjykim, mund të thoshte nuk është kompetence e jona, atëherë mund të procedoj, fakti që e mori, minimalisht presidenti duhej të priste vendimin dhe të caktonte datën e zgjedhjeve, nguti kështu është shumë i thellë. Ky është problemi.

Ç’domethënë ky nguti i Ramës? Është, Hitleri dhe fashizmi një nga gjërat kur doli u luftua demokracia sistemi. Luftonin demokracinë si sistem. Thoshte ç’janë këto vonesa diskutime në parlament. E marrim pushtetin dhe ecim përpara se kemi punë. Në Shqipëri këtë traditë kishim.

Ai që fiton zgjedhjet i merr të gjitha. E mori Berisha në 97 dhe mësuan të tjerët mos ti marrin të gjitha. Ky njeriu që kemi këtu, që mori dhe zgjedhjet e katërta. Kjo që ka bërë presidenti, është çështje servilizmi. Është nënshtruar e gjitha. S’do me pyet ligjin fare. Kështu kjo është normale në një vend autoritar. Nëse pranojmë se jemi në demokraci është anormale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy