Policia rajonale e Pejës ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e një eprsoni të kërkuar për “Grabitje”.
Bëhet fjalë për Ujkan Luan Lataj, i lindur në vitin 2001 në Carrabreg të Deçanit.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected] “
