Abdixhiku i jep “kredit” vetës dhe Osmanit: Unë dhe Vjosa bëmë atë që s’e ka bërë askush në politikën kosovare me vite

by Nexhat

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit konsensual.

Abdixhiku tha se Osmani kishte bërë hapin e parë dhe kishte liruar rrugën për një zgjidhje, duke theksuar se tashmë diskutimi duhet të përqendrohet te votat.

banner

“Osmani kishte bërë hapin e parë. Nëse është puna te votat, ne do të flasim për vota. E para në listë, ajo e ka bërë hapin, e ka lëshuar rrugën. Nuk dua të jem pengesë, të lutem, jam i lirë”, deklaroi Abdixhiku në Adresa.

Ai tregoi edhe për një takim që kishte zhvilluar me Osmanin, duke thënë se ajo e kishte kuptuar se Kosova nuk duhet të mbetet peng i një emri.

“Kam pasur takim me të katër sy. Më ka thënë: ‘Shiko Lumir, e di gjendjen, nuk duhet Kosova të jetë peng i emrit tim. Nuk duhet të jetë apetiti emri im, e as pengesë’”, tha Abdixhiku në “Kanal 10”.

Sipas tij, me këtë qasje është bërë diçka që, siç u shpreh ai, politika kosovare nuk e ka bërë prej vitesh.

“Pra, kemi bërë atë që askush në politikën kosovare s’e ka bërë qe sa vite – që nga politika kur politikani s’kërkon asgjë prej vetes”, u shpreh Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy