Rama: Ballkani Perëndimor të bëhet “laboratori” i Europës për të provuar të ardhmen

by Nexhat

Në fjalën e tij gjatë Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se rajoni ka potencialin të shndërrohet në “laboratorin e Europës”, ku mund të testohet dhe ndërtohet e ardhmja e kontinentit.

“Kjo nuk është rastësi, por një horizont i ri. Një vend ku investimet europiane gjejnë mundësi të reja dhe ku idetë mund të kthehen në realitet më shpejt se kudo tjetër në kontinent,” u shpreh Rama.

banner

Ai theksoi se rezistenca dhe përkushtimi ndaj vlerave europiane nuk duhet të mbeten slogane, por të përkthehen në veprim të përditshëm, shkruan A2 CNN,

Sipas tij, Ballkani Perëndimor mund të shërbejë si hapësira ku Bashkimi Europian dhe rajoni i tij “takohen jo për të folur për të ardhmen, por për ta bërë të ardhmen realitet”.

Kryeministri nënvizoi se Europa nuk ka më luksin të varet nga faktorë që nuk i kontrollon, ndërsa vendet e Ballkanit nuk duhet të mbeten vetëm me potencial, por ta shndërrojnë atë në qëllim konkret.

“Është koha që ta kthejmë këtë rajon në zonë të transformimit të Europës,” përfundoi Rama, duke ftuar investitorët dhe partnerët europianë të shohin Ballkanin si një terren të ri zhvillimi dhe inovacioni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy