Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, pasi mori sërish besimin e qytetarëve për të udhëhequr komunën edhe për katër vitet e ardhshme, ka bërë sot homazhe para shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari, në sheshin e këtij qyteti.
Ahmeti në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, që u mbajtën dje, fitoi me 51.15 për qind të votave, apo gjithsej 15 mijë e 29 vota.
Ahmeti nga foltorja e Kuvendit Komunal tha se me këtë fitore, është konfirmuar puna dhe angazhimi i vazhdueshëm aty.
Ai në fjalimin e tij u shpreh falënderues për votuesit e tij.


