Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën mbarëkombëtare që do të zhvillohet të premten në Tiranë, në orën 17:00, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Përmes një deklarate për mediat, Mediu u shpreh se do të marrë pjesë si qytetar dhe jo si përfaqësues partie, duke theksuar se mbështetja për UÇK-në është mbi çdo llogari politike.
“Nuk të pyes ty Taulant, dhe s’pres ftesë nga ty. Unë do të jem aty ku është Kosova. Do të jem në protestë si qytetar”, tha Media sot, pas thirrjes së socialistit Taulant Balla në Kuvend.
Deklarata e Mediut vjen asi Partia Demokratike njoftoi se nuk do të marrë pjesë në protestë, për shkak të paralajmërimit se i pranishëm do të ishte edhe kryeministri Edi Rama