“Do ketë krizë të rëndë politike – Maqedonia nuk e kupton si rrëshqet kriza, bëhet etnike”, Menduh Thaçi: Kur të thellohet kriza, nuk do mendojmë për zgjedhje

by Nexhat

Sonte në Pressing i ftuar është Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare. Me të diskutohet për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut para zgjedhjeve, atë që pritet pas zgjedhjeve lokale dhe tema të tjera.

Thaçi tha se nëse qeveria e tanishme në Maqedoninë e Veriut do të refuzojë t’i qaset ndryshimit të Kushtetutës pas këtyre zgjedhjeve, atëherë vendi do të jetë në një krizë të rëndë politike.

banner

Ai tha se kriza mund të bëhet etnike.

“Do të ketë krizë të rëndë politike, nëse qeveria e tanishme refuzon që pas këtyre të zgjedhjeve t’i qaset ndryshimit të Kushtetutes, do të ketë krizë të rëndë politike. Maqedonia as vet nuk e kupton se si rrëshqet kriza, e bëhet etnike”, tha ai.

Tutje, ai tha se nëse kjo krizë thellohet, atëherë nuk do të kenë mundësi as të mendojmë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kriza etnike mund të jetë me probleme shumë të mëdhaja, kur të thellohet kjo krizë, nuk do të mendojmë për zgjedhje. Pasi zgjedhjet në këtë rast do të jenë si zgjidhja e fundit teknike e këtij problemi, që është shumë dëshpëruese për BDI dhe VLEN’in, por këto janë parashikime që do të mendojnë se do të jenë të sakta”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy