26 vdekje në vendin e punës vetëm për 10 muaj, faji hidhet edhe te Inspektorati i Punës e Gjykatat

by Nexhat

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Kritika të mëdha u dhanë ndaj secilit akterë sa i përket gjendjes së punëtorëve në sektorin privat.

banner

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit në Inspektoratin e Punës, Rizah Plakolli, tha se inspektorati është duke hartuar një planveprimi për t’i parandaluar rastet me fatalitet.

“Rastet e shkeljeve për vitin 2025 janë zvogëluar kryesisht në fushën e marrëdhënieve të punës ka më pak shkelje, ndërsa në fushën e sigurisë janë rritur rastet e shkeljeve. Çdo herë kemi bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Sfidat e kanë shoqëruar inspektoratin e punës janë rastet e aksidenteve në vendin e punës që janë me fatalitet dhe kjo vazhdon të jetë ende sfidë për inspektoratin e punës. Mirëpo jemi duke hartuar një plan veprimi i cili do të ndërmarr brenda këtij viti dhe do të dalim me rekomandime të përkohshme për përmirësimin e gjendjes. Ne parashohim inspektimin dixhital edhe inspektime me anë të hapësirës ajrore”, tha Plakolli.

Plakolli për rastet me fatalitet i fajësoi punëdhënësit.

“Është rritur numri i rasteve ku përfundojnë me fatalitet, fatkeqësisht është rritur dhe na vjen keq për familjarët e tyre, por nuk janë të ndërgjegjësuar punëdhënësit dhe punëmarrësit, nuk i respektojnë rregullat e sigurisë, nuk i respektojnë ligjin për siguri dhe për punë si nga punëdhënësit dhe punëmarrësit ku përfaqësuesit e tyre dhe kontrollet për siguri lejojnë të ndodhë një gjë e tillë që punëtorët të ngjitën lartë në ndërtim pa mjete mbrojtëse, pa rrethimin e vendpunishteve dhe pa mbylljen e hapësirave të brendshme. Deri sa t’i marrim këto masa do të kemi këtë gjendje së shpejti do ta funksionalizojmë edhe këtë që do të vendosim edhe gjoba që të respektojnë ligjin”, tha ai.

Inspektorati sipas Plakollit ka shqiptuar gjoba e ka mbyllur biznese.

“Ne kemi si inspektorat nuk kemi qëndruar duarkryq. Kemi zhvillu aksione në nivel të vendit dhe jemi përqendruar në rajonin e Prishtinës ku kemi zhvillu 131 inspektime, 31 inspektime dhe 30 riinspektime, ato 131 inspektime kanë përfundu me mbyllje dhe janë shqiptu edhe masa ndëshkuese”, shtoi Plakolli.

Edhe kryetari i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi për Ekonomia Online tha se në 95 për qind të rasteve që përfundojnë me fatalitet, fajikreysor  fajtorët kryesor janë punëdhënësit.

 “Që nga paslufta e deri më tani, ky vit deri në periudhën më 1 tetor është fatkeqësisht është numri më i madh i rasteve të vdekjeve në vendet e tyre të punës, që nga janari i vitit 2025 deri më sot i kemi 26 raste të vdekjeve në vendet e tyre të punës, 68% të tyre janë punëtorë të kompanive private të cilat punojnë në ndërtimtari kurse pjesa tjetër janë normal në profile të ndryshme por gjithsesi janë punëtorë të sektorit privat të Kosovës. E përshkruajmë si jashtëzakonisht shqetësuese, shqetësimi më i madh është sepse asnjë institucion shtetëror por as pronarët e kompanive po shihet se nuk po merren seriozisht me këtë çështje. Ndoshta mosefikasiteti i organeve shtetërore përndjekjen e këtyre pronarëve sepse 95% të rasteve janë shkaktarët pronarët e kompanive për mosrealizimin e mbrojtjes dhe sigurisë në punë”, tha ai.

Sa i përket rasteve të cilat po përfundojnë edhe me vdekje të puëntorëve, Azemi në faj po e lë edhe Inspektoratin e Punës por edhe për gjykatat.

“Normal që janë pjesë të fajit kryesor edhe Inspektorati i Punës, por në një formë janë edhe gjykatat sepse ne kemi raste të cilat kanë humbur punëtorët jetën e tyre në vendet e punës para 6-7 viteve dhe ende nuk është ardhur deri të një përfundim. Familjarët nuk marrin asnjë kompensim, realisht nuk marrin kompensim as deri në përfundim të vendimit të gjykatës, por gjyqësia e vonuar është e barabartë me një padrejtësi. Vet fakti kur i jepet gjykatës të marr një vendim për një rast të vdekjes për më shumë se 6-7 vite atëherë në shumicën e rasteve ne si punëtorë e humbim këtë kontest sepse në rend të parë ne nuk kemi para t’i japim kujt do çoftë dhe jemi një kategori e varfër dhe gjithherë jemi humbës në çdo aspekt sepse humbin jetën dhe humbim raste në gjykata”, tha ai.

Sa qëndron deklarata e Plakollit për gjobitje dhe mbyllje të bizneseve, Azemi tha se është e pavërtetë sepse deri më sot nuk ka mbyllje të bizneseve.

“Që të dy këto nuk janë të vërteta sepse unë nuk kam asnjë informacion ende që nuk është mbyllur ndonjë biznes e as që është mbyllur ndonjë pronar i kompanisë, kjo nuk qëndron dhe dënimet që i japin kompanive shembull lavdërohen në Gjakovë ku vdiqën dy punëtorë për shkak të një dërrasë shumë të dobët që ka qenë thonë që ne i kemi dënu dy herë atë kompani, kam parë shenja që nuk po respektohet ligji për siguri dhe kujdesin në punë dhe nuk jam shumë i njoftuar por kam një bindje që këta inspektorë mund të japin prej 50 deri në 500 euro dhe për ato 50 euro e rrezikon jetën e punëtorit jo dy herë por edhe 200 herë. Realisht nëse dy herë inspektori i punës e ka vërejte që pronari i kompanisë nuk i ka respektu mjetet e punës atëherë pse dënim, ai duhet të mbyllet menjëherë por po e them inspektorati jo të gjithë por një pjesë bukur e madh janë të lidhur më pronarë të kompanive, por janë të lidhur edhe me institucione shtetërore. Gjithë këtë faturë po e paguajmë ne por në mënyrë indirekte ka me pagu edhe shteti sepse vetëm për 3-4 vite 300 mijë punëtorë e kanë lëshu Kosovën dhe vendi tani po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, këtë nuk e kanë bërë prej dëshirës por duke e parë që pagat janë shumë të vogla dhe siguria dhe shëndeti në punë është i vogël, obligimet e trustit të punëtorëve nuk janë në rregull dhe kemi ardhur deri këtu që është një ngjarje alarmante”, shtoi tutje Azemi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy