Rama pyetet nëse ka menduar ta lë detyrën: Duhet të dish të thuash ”Jo” – kur arrin në maje, je vetëm

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një diskutim virtual, është pyetur nëse ka afër një ditë që do të linte detyrat e tij politike pavarësisht gjithë përkushtimit.

Ai u shpreh se kjo është një histori ku në momente të caktuara ndihet i rrëzuar, megjithatë deklaroi se të dish të thuash ”Jo” në situata të tilla ka rëndësi, .

banner

”Kjo është një histori ngjitje, zbritjesh, rrëshqitjesh. Në momente të caktuara ndihesh i rrëzuar, ka shumë presion, stres, ka momente dhimbje fizike, sepse është shumë e vështirë që t’ia shpjegosh edhe dikujt që kur arrin në maje, je vetëm. Dhe pavarësisht se sigurisht që nuk je vetëm në kuptimin fizik të fjalës, sepse i ke disa njerëz, ke dikë që e ke shumë afër, ose ke disa njerëz, por në fund kur duhet të marrësh një vendim, je vetëm – sepse ti do ta përballësh në fund, ose ti do të përballesh me pasojat e të papriturave që të sjell vendi”.

”Për ty mund të jetë një vendim shumë i vogël në dukje, por për dikënd që ka një problem personal është një moment shumë i rëndësishëm i jetës së vet, dhe ti duhet të dish të thuash jo. Dhe po kur thua jo, sigurisht që do marrësh përsipër energjinë negative të dikujt që s’ta kupton atë jo-në etj etj. Dhe patjetër në momente të caktuara mund të vijë të plasësh, dhe në momente të caktuara mund t’më ketë ardhur të them: lëre këtë punë, është sipërfaqësore, nuk vjen dhe shumë thellë, por është një akumulim, por nuk është insistuese. Sepse në momentin kur e kupton se është insistuese, atëherë ti duhet të kuptosh se ka mbaruar zjarri”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy