Vrasjet që tronditën Elbasanin: Gjykata e Lartë në Shqipëri i lë në fuqi dënimet për Hoxhën e Halilin

by Nexhat

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin me burg përjetë të Xhuliano Hoxhës dhe me 16 vite burg për Euglen Halilin lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, ngjarje të ndodhura 5 vite më pare.

Dy viktimat ishin shokë me njëri tjetrin.

banner

Hoxha dhe Halili kishin kërkuar prishje të vendimit në lidhje me dënimet ndaj tyre, por shkalla e tretë e gjyqësorit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm.

Ngjarjet për të cilat ata u shpallën fajtorë tronditën qytetin e Elbasanit. Emiljano Ramazani u vra më 20 korrik 2020, ndërsa Regis Runaj humbi jetën disa ditë më vonë, më 29 korrik 2020, pasi u qëllua me thikë. Trupi i tij u gjet në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë varrezave të qytetit.

Sipas SPAK, organizator i vrasjeve dhe porositës i tyre është Erion Alibej, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait dhe xhaxhait në masakrën e Bradasheshit, në 2018-ën.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë mbyll përfundimisht procesin gjyqësor për njërën nga ngjarjet më të rënda kriminale të ndodhura në Elbasan në verën e vitit 2020

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy