Kërkesat per azil nga Shqiptaret ne Europe kane rene afro 30% kete vit. por Ato po zevendesohen me aplikime per leje pune, kryesisht ne Itali, Greqi e Gjermani,
Kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian janë ulur ndjeshëm këtë vit. Në periudhën janar-korrik kishte gjithsej 3100 kërkesa, ndërsa një vit më parë, u regjistruan 3970 aplikime
Por, ka edhe një mënyrë tjetër për të shkuar leglisht në Europë, leja e punës. Eurostat raporton se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.
Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9300.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në korrik 2025 u regjistruan gjithsej 55,340 aplikime të para për azil nga shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Europian. Ky numër përfaqëson një rënie me 27 % krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, por një rritje me 6 % krahasuar me qershorin 2025.
Në të njëjtin muaj, janë paraqitur gjithashtu 11,515 aplikime të përsëritura, një rritje e ndjeshme prej 62 % nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 41 % më shumë se një muaj më parë.
Në nivel të BE-së, norma e aplikimeve të para për popullsinë ishte 12.3 për 100,000 banorë, ndërsa Greqia regjistroi përqendrimin më të lartë, me 46.1 kërkesa për 100,000 banorë.