Sot një vit nga arrestimi, Ilir Meta kërkon sërish lirinë

by Nexhat

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me një kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Kërkesa e tij e radhës vjen teksa shënohet një vit nga arrestimi i tij, më 21 tetor 2024, me urdhër të SPAK.

Avokati Kujtim Cakrani kërkon rrëzimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Gjykatës së Apelit të Posaçëm, të cilat më parë kanë mbështetur masën e arrestit ndaj Metës. Vetëm pak ditë më parë, më 17 tetor, edhe Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e ish-presidentit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë.

banner

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej një viti, nën hetim për tre akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Prokuroria e Posaçme (SPAK) përfundoi hetimet më 29 gusht, duke bashkuar në një dosje çështjet CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy