Vdes në moshën 29-vjeçare mjeshtri amerikan i shahut, Daniel Naroditsky

by Nexhat

Bota e shahut është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Daniel Naroditsky, mjeshtrit amerikan të shahut dhe njërit prej figurave më të dashura në komunitetin ndërkombëtar të kësaj lojë.

Ai ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare, njofton familja e tij.

banner

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, thuhet se vdekja e tij ishte e papritur, ndërsa nuk është bërë e ditur shkaku apo vendi ku ka ndodhur ngjarja.

“Me shumë trishtim njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të Daniel Naroditsky. Ai ishte një shahist i talentuar, komentator dhe edukator i përkushtuar, por mbi të gjitha një djalë, vëlla dhe mik i dashur për shumë njerëz,” thuhej në njoftimin e familjes së tij.

Naroditsky, i lindur dhe rritur në San Francisco Bay Area, nisi të luante shah në moshën 6-vjeçare, duke fituar shumë tituj kombëtarë e ndërkombëtarë që në fëmijëri.

Përveç suksesit në fushën e shahut, Naroditsky spikati edhe si mësues dhe komentator, duke u bërë një ndër figurat më të ndjekura në botën online të shahut.

Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) dhe Klubi i Shahut të Shën Luisit e kanë përshkruar Naroditsky-n si një “shtyllë të dashur të komunitetit të shahut”, duke e nderuar me një moment heshtjeje në Kampionatin e SHBA-së 2025 që po zhvillohet në Shën Luis.

Familja e tij ka kërkuar privatësi në këtë periudhë të vështirë.

“Le ta kujtojmë Danielin për pasionin ndaj shahut dhe për gëzimin e frymëzimin që solli çdo ditë te ne”, thuhet në deklaratën e familjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy