Milani ka zyrtarizuar transferimin e Omari Hutchinson nga Nottingham Forest, në formë huazimi me pagesë prej 4 milionë eurosh, me opsion blerjeje që mund të shndërrohet në detyrim për një shumë të mëtejshme prej 40 milionë eurosh.
Futbollisti kishte mbërritur për t’iu nënshtruar testeve mjekësore gjatë fundjavës dhe tashmë ka nënshkruar kontratën me klubin italian.
Në njoftimin zyrtar të Milanit thuhet: “AC Milan njofton sot transferimin e përkohshëm të Omari Elijah Giraud-Hutchinson nga Nottingham Forest FC, me opsion për ta bërë transferimin të përhershëm. Marrëveshja e huazimit është e vlefshme deri më 30 qershor 2027”.
Sipas burimeve të ndryshme, përfshirë “Sky Sport Italia” dhe “Goal.com”, huazimi njëvjeçar do t’i kushtojë Milanit 4 milionë euro, shumë e cila do të shkojë drejtpërdrejt në arkat e Nottingham Forest.
Nëse Milani vendos ta aktivizojë opsionin e blerjes në fund të sezonit, atëherë do të paguajë edhe 40 milionë euro të tjera.
Pas transferimit përfundimtar, Hutchinson do të mund të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Milanin, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në qershor të vitit 2030.
Hutchinson do ta mbajë fanellën me numrin 20 te Milani këtë sezon.
Futbollisti 22-vjeçar ka qenë pjesë e akademive të Chelsea dhe Arsenalit, ndërsa gjatë zhvillimit të tij si futbollist ka luajtur edhe tek Ipswich Town dhe Suffolk, përpara se t’i bashkohej Nottingham Forest në verën e vitit 2025.

