Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 09:30, seanca për 400 kilogramë kokainë është shtyrë për në orën 13:15.
Kjo për shkak të ndërprerjeve të herëpashershme të energjisë elektrike që ndodhën në Pallatin e Drejtësisë.
Në këtë rast, të akuzuar janë Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyçi. Prokuroria i akuzon ata se, përmes kompanisë “MC FOOD”, kishin lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA” për importimin e produkteve të mishit të pulës së ngrirë, brenda të cilave ishin vendosur substanca narkotike.
Në këtë seancë pritet të japë dëshminë e tij Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD”. Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë nga Prokuroria, ndërsa Izet Sheqiri ka deklaruar se ndihet fajtor vetëm për veprën penale të “mbajtjes së armës pa leje”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëpunim me persona nga Brazili, përmes kompanisë “MC FOOD”, kishin lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA” për importimin e produkteve të pulës së ngrirë, në brendësi të të cilave ishte vendosur substancë narkotike e llojit kokainë.
Kjo sasi prej 400 kilogramësh kokainë ishte gjetur më 17 maj 2021./EO

