Kompania e birrave Anheuser-Busch InBev, pronare e markave ikonike si Budëeiser, Beck’s, Corona e Stella Artois, e ka inauguruar një epokë të re të marketingut sportiv të UEFA-s, duke u bërë partneri i parë global zyrtar për ciklin komercial 2027-2033.
Vendimi është marrë nga UC3, ndërmarrje e përbashkët e krijuar midis UEFA-s dhe Klubeve Evropiane të Futbollit (EFC), organi përgjegjës për menaxhimin e strategjisë për shitjen dhe shpërndarjen e të drejtave komerciale të kompeticioneve evropiane të klubeve.
Marrëveshja u arrit pas një procesi tenderi të nisur në tetor, me mbështetjen e “Relevent Football Partners”, agjencia e re globale e marketingut dhe e shitjeve të UEFA-s.
Marrëveshja e shënon lansimin e strategjisë komerciale të ciklit të ri të Ligës së Kampionëve, i cili gjeneroi afërsisht 30 miliardhë euro të ardhura në periudhën e mëparshme, sipas “SportBusiness”,
Paralelisht, UEFA po e negocion po ashtu shitjen e të drejtave televizive për periudhën 2027-2033, përsëri nën drejtimin e “Relevent”, e cila e ka zëvendësuar “TEAM Marketing”, partner historik i këtij kompeticioni.
Objektiv është që të tejkalohen 5 miliardë eurot dhe të përfshihen platformat më të mëdha digjitale.
Për herë të parë, UC3 e ka nisur një tender të njëkohshëm në pesë tregjet kryesore evropiane – Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar – duke lejuar kontrata më afatgjate dhe duke e hapur derën për gjigantët e transmetimit si Netflix e Amazon.
Me këtë strategji, UEFA synon të përshtatet me një skenar të ri mediatik global, gjithnjë e më shumë digjital dhe konkurrues.
Kërcënimi i Superligës evropiane, me sa duket nuk është me një brengosje dhe shqetësim.

